Pak ditë më parë, trajneri i Realit të Madridit deklaroi se mbrojtësi gjerman do të ishte titullar për ndeshjen në Mançester në Champions. Shumëkush u habit, ndonëse edhe e mirëkuptoi italianin sepse Antonio Rydiger luajti shumë mirë në sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Sitit, duke bllokuar Erling Halandin. Karlo Ançeloti tashmë bën hap prapa. “Kërkoj falje për fjalët që thashë për Rydigerin si titullar, – tha ai – ishte një keqkuptim. Unë nuk e kam vendosur ende se kush do të jetë titullar”. Nuk dihet nëse Karleto thotë të vërtetën apo ky është një mister taktik për Pep Guardiolën.
Sfidanti.al