Basketbollisti adoleshent nga Franca do të zgjidhet këtë verë nga një ekip i ligës më të fortë të botës. Viktor Uembanajama është njeriu i momentit në sportin e koshit, edhe pse në NBA e kanë mendjen tek finalet e konferencave, Denver-Lejkërs dhe Boston-Majemi. Ylli që është mbi 2 metra e 20 centimetra, ka talent të jashtëzakonshëm, dhe sipas mediave amerikane ai mund të përshtatet në çdo skuadër. Mbërritja e tij në NBA pritet si dikur ato të O’Nillit, Dankënit apo edhe vetë Lebron Xhejmsit.
Sfidanti.al