Trajneri Mikel Arteta kërkon që skuadra e tij të jetë sërish pretendente për titull. Arsenali dështoi këtë vit, edhe pse matematikisht ka ende shpresa, dhe tekniku synon që të forcojë boshtin e “topçinjve”. Për këtë, londinezët janë gati të shpenzojnë 90 milionë paundë stërlina, apo rreth 105 milionë euro, për mesfushorin dhe kapitenin e Uest Hemit, Deklan Rajs. Njëri nga yjet e Anglisë nuk do të jetë e lehtë për t’u marrë pasi do të ketë konkurrencë, ndërsa Rajs duhet të zerë vendin e Granit Xhakës.
Sfidanti.al