Pezullohet lojtari në Francë: Në shtëpinë time, gratë nuk flasin kështu!

E qartë që dallimi kulturor është tepër i madh, dhe kësaj nuk ke se çfarë t’i bësh. Tuluza pezulloi marokenin Zakaria Abuhlal, pas një polemike me një pjesëtare të stafit teknik të klubit. Futbollisti ishte në një moment feste të ekipit, kur trajneri Filip Montanie po fliste, ndërsa kjo pjesëtare e stafit teknik, Lorens Arribazhe (Arribage) e qortoi dhe i tha që të mos bënte zhurmë. Lojtari maroken, i nxehur, iu përgjigj se “në shtëpinë time, gratë nuk i flasin kështu burrave”. Pas kësaj, rasti doli në TV dhe Tuluza e pezulloi Abuhlalin.

Sfidanti.al