Dortmundi bën “të fortin” me Belinghamin: Mund të rinovojmë!

E thotë drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl. Ish-mbrojtësi i Borusias së Dortmundit i bën presion atyr që duan Xhud Belinghamin, se nuk do ta kenë të lehtë për ta marrë. “Belinghami është lojtar i rëndësishëm për ne, – thotë Kehli, – dhe ne duam që të rinovojmë me të”. Natyrisht, kjo varet edhe nga adoleshenti anglez, jo vetëm nga klubi, por gjithsesi në Spanjë janë shqetësuar. Belingham nuk ka klauzolë për transferim dhe ka edhe 2 vjet kontratë. Reali e kërkon yllin e ri, që pritet të kushtojë mjaft shtrenjtë.

Sfidanti.al