Reali nuk jep asnjë euro për Mbapenë, beson tek Vinisiusi!

E përditshmja “Marka” duket e sigurt, ose të paktën në këtë moment gjërat qendrojnë kështu. Reali i Madridit, sipas gazetës spanjolle, nuk ka asnjë plan që të marrë Kilian Mbapenë, nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime të tilla në sulm. Besimi i klubit është tek Vinisius, si yll kryesor i repartit, ndërsa raportet me Paris SG janë shumë të këqija, dhe presidenti Perez nuk dëshiron t’i japë asnjë euro klubit francez.

Sfidanti.al