Ançeloti konfirmon se Antonio Rydiger do të luajë në Mançester

Trajneri i Realit të Madridit nuk ka ndërmend të bëjë ndryshim në ekipin që do të jetë në sfidën e dytë të Championsit, ndonëse dëmtimet mund të prishin punë. Gjithsesi, një futbollist nuk preket gjithsesi dhe ky është Antonio Rydiger që mbuloi fort dhe saktë Erling Halandin në “Santiago Bernabeu”. Karlo Ançeloti pohoi se mbrojtësi gjerman do të jetë titullar në fushën e Mançester Sitit të mërkurën që vjen, ndërsa sfida e parë gjysmëfinale në Spanjë përfundoi 1-1.

Sfidanti.al