Ky ishte motivimi i zgjedhur nga drejtuesi i Bajernit për sulmuesin e tij. Serzh Gnabri po vlerësohet lart këto kohë, dhe po flitet se po e “çimenton” vendin e tij në formacion, ndërsa shënoi dy gola ndaj Shalkes. Hasan Salihamixhiç e tregoi vetë më vonë. “I thashë atij (Gnabrisë) që të mos kthehej në dhomën e zhveshjes nëse nuk do të kishte shënuar gol, – tha ai, – ai shënoi dy. E patë që në pjesën e parë se ai kishte besim. Golat i bëjnë mirë sulmuesve”. Gnabri u diskutua se ishte në listën e lojtarëve për t’u larguar nga Bajerni.
Sfidanti.al