Harri Kejn mund të qendrojë tek Totenhemi sezonin e ardhshëm

Kapiteni i Anglisë pritet gjerësisht që këtë verë të largohet nga Spërsat. Kontrata e tij përfundon në 2024 dhe është mundësia e fundit që Totenhemi të fitojë një shifër të rëndësishmë nga kartoni (ndoshta 100 milionë euro), por vetë sulmuesi thotë se ekziston mundësia që ai të vazhdojë edhe për një sezon në Londër. Kjo cilësohet goditje e rëndë për Mançester Junajtidin që e kërkon, ndonëse Kejni pëlqehet edhe nga Bajerni apo nga ekipe të tjerë.

Sfidanti.al