Trondit Mark Overmars: Zemra ime është 45 për qind e vdekur

Ish-ylli i Holandës dhe i Ajaksit, që arriti suksese të mëdha në karrierë edhe me Arsenalin, sot është drejtor sportiv tek Antverpi në Belgjikë, ka probleme me zemrën. “Zemra ime është 45 për qind e vdekur, – thotë Mark Overmarsi, – gjithsesi, unë do të vazhdoj të punoj, sepse më mirë të vdes sesa të rri kot”. Overmarsi pati atak kardiak dhjetorin e kaluar dhe zemra e tij pompon vetëm në 30 për gjak sesa normalisht.

Sfidanti.al