Leao mban në ankth Milanin para derbit të Championsit

Sulmuesi kryesor dhe talenti më I madh I skuadrës u dëmtua në momentin më të keq, në ndeshjen ndaj Lacios pak ditë para përballjes së madhe me Interin. Milani ndeshet me zikaltërit këtë të mërkurë në gjysmëfinalen e parë në Champions, dhe Rafael Leao ka një lëndim muskular. Nuk dihet nëse koha do të jetë e mjaftueshme që Leao të konsiderohet I gatshëm për ndeshjen, dhe për më tepër që të jetë titullar. Specialistët nuk flasin dot sepse nuk dihet shkalla e dëmtimit, dhe Milani nuk jep ndonjë sqarim, por trajneri Pioli mbetet optimist.

Sfidanti.al