Deri tani ka marrë 10 trofe, në dy periudha që ka drejtuar “të bardhët”. Karlo Ançeloti është trajneri I tretë më fitues tek Reali I Madridit, pas Migel Munjozit që ka 14 tituj dhe Zinedin Zidanit që ka 10. Italiani, mund të barazohet me Zidanin nëse fiton Championsin, ndërsa nëse vazhdon edhe një apo dy sezone të tjerë, mund të synojë rekordin e Munjozit. Për më tepër, ai ka bilancin më të mirë me mesataren e ndeshjeve, një titull për 22.9 ndeshje, ndaj një titulli për 23.9 të Zidanit.
Sfidanti.al