“Estradën” e kampionatit po e fshehim me fitoret e … Ervin Bulkut

Në një kohë që në vend po diskutohet shumë se çfarë po ndodh me Superligën, FSHF-së i vjen në ndihmë futbolli kuqezi. Ndërsa bëhemi gati për një tjetër “spektakël meritokracie”, siç ndodhi në 2011, 2016 apo 2017, zhurma për ndere dhe lëshime po përpiqet të shuhet sa më shumë me suksesin që arriti Shqipëria U16 e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku. Kuqezinjtë e vegjël fituan Turneun e UEFA-s të zhvilluar në Tiranë, duke arritur tri fitore në tri ndeshje. E fundit ishte ajo ndaj Ishujve Faroe, që përfundoi me shifrat 3-1 për ekipin e Bulkut.

Golat u shënuan nga Malaj në pjesën e parë dhe nga Gici dy herë në pjesën e dytë. Vetëm në fund, Ishujt Faroe ngushtuan shifrat në 3-1 me anë të një penalltie. Shqipëria U16 e nisi Turneun e UEFA-s në 2 maj duke fituar 3-0 ndaj Moldavisë, ndërsa në 4 maj arriti një sukses minimal 1-0 kundër Azerbajxhanit. Në këtë mënyrë, 16-vjeçarët tanë zunë vendin e parë me 9 pikë të plota, duke lënë në vend të dytë Moldavinë me 6.

Sfidanti.al