Jokiç shënon 53 pikë, humb dhe bën sherr me pronarin e klubit rival

I pati të gjitha mbrëmja e superyllit nga Serbia në plej ofin e NBA-së. Nikola Jokiç shënoi 53 pikë, kapi 5 topa në tabela e shërbeu 11 asistë në humbjen që Denveri pësoi në fushën e Feniksit, me shifrat 124-129. Vendasit patën dy yje në formë të madhe si Devin Buker dhe Kevin Durant që shënuan nga 39 pikë. Në një moment, Jokiç u përplas me pronarin e Feniksit, që ishte pranë vijës anësore, ndërsa u përpoq që t’i merrte topin. Ai mori gabim teknik, dhe rrezikon të ndëshkohet, ndërsa tha se “tifozi më preku i pari me dorë”.

Sfidanti.al