Kampioni i botës është tashmë e sigurt se do të largohet nga Paris SG në përfundim të kontratës. Pasi i dha klubit francez të ardhura të mëdha financiare nga imazhi i tij, lidhur me shitjen e fanelave, me sponsorët dhe shitjen e biletave, Lionel Mesi do të kërkojë aventurën e re. Pritet një rikthim tek Barcelona, ndonëse në Spanjë thonë se argjentinasi mund të pranojë edhe ofertën saudite që është rreth 400 milionë euro në sezon, pra dyfishi i asaj të Kristiano Ronaldos. Po ashtu, Sergio Buskets dhe Zhordi Alba mund të shkojnë në Arabinë Saudite.
Sfidanit.al