Ish-mesfushori i Realit dhe i Çelsit këshillon Juventusin të mos “i japë duart” yllit të Francës, por të bëjë ç’mos që ai të jetë në gjendje për të dhënë maksimumin. Klod Makelele ka fjalë “mjalti” për Pol Pogbanë, duke thënë se “ai është superlojtar, por duhet ndihmuar”. “Nëse nuk je i qetë jashtë fushe, nuk mund të tregosh veten në futboll, – shprehet francezi, – Pogba nuk ka qenë mirë as fizikisht, dhe as psikologjikisht. Kjo të pengon edhe kur je shumë i talentuar”.
Sfidanti.al