Çfarë kaosi për shefin ekzekutiv të Bajernit, 4 njerëz paskan thënë “JO”!

Në fakt, këto janë fjalë të Jan-Age-Fjortoft, një ish-lojtari norvegjez. Ai ka shkruar në faqen e tij në Tuiter se tek Bajerni po kërkojnë për një shef të ri ekzekutiv për të zëvendësuar Oliver Kahnin, por deri tani nuk kanë pasur sukses. Katër shefa ekzekutiv të klubeve të ndryshëm paskan thënë “JO”, ndërsa ekziston mundësia që presidenti Hainer të marrë këtë funksion, si “këshilltar i Uli Hënesit”. Gjithsesi, shefi ekzekutiv i Frankfurtit, Helman, cilësohet si kandidati kryesor.

Sfidanti.al