Basketbollistja serbe: Shkova në Botëror e sëmurë me kancer!

Ajo ka mbijetuar, vazhdon të jetë në jetë, ndërsa kjo gjë merret vesh tani. Basketbollistja e kombëtares së Serbisë, Sasha Çagjo (me gjasë, me origjinë hungareze), tregon një histori të pabesueshme të jetës së saj. E ftuar në emisionin “Në skaj të fushës”, në televizionin ATV të Banja Lukës (Republika Srpska), ajo foli për herë të parë për tumorin që kishte pasur dhe më të cilin arriti të luftonte me sukses. Ajo tregoi se në Botërorin e vitit të kaluar shkoi menjëherë pas operimit. Sasha ka 4 medalje me kombëtaren, dy të arta dhe dy bronzi, ndërsa luan në Turqi për Mersinin.

Sfidanti.al