Juventusit mund t’i hiqen 9 pikë, kjo do ta linte jashtë Championsit

Në Itali po diskutohet se do të ketë sërish një ndëshkim për rekordmenët e titujve, por jo aq të rëndë sa ai i pari. Nga -15 pikë, gjykata sportive do të marrë vendim për t’i hequr Juventusit 9 pikë, dënim që gjithsesi do ta linte jashtë zonës Champions për momentin. Juvja ka 66 pikë në vend të dytë, por do të zbriste në vend të 8-të me 57, 4 pikë prapa Milanit që do të ngjitej në vend të katërt. Në çdo rast, a do të mundet skuadra e trajnerit Alegri të rikuperonte 4 pikë ndaj Milanit kur mbeten edhe 4 javë deri në fund të sezonit?!

Sfidanti.al