Dikur të gjithë shikonin Vllazninë, tani të gjithë shikojnë Big – Brother-in! Dhe s’e kanë keq, pasi në futboll.. Vllaznia tana i ban dhe golat dhe i përlan! Në qytetin e lindjes së futbollit dhe të humorit, nuk e kanë përtypur dot këtë tradhëtinë e fundit të Vllaznisë. Një humbje për ment e kresë me plot 4 gola, për të cilën vetgushëllohen se “çunat u mbajtën si burra dhe nuk e dorëzuan portën tek ..goli i pestë!”
Po cila është kjo Egnatia ? – pyesin me ironi në qytetin ku lindi futbolli. “Dikur ndalonim në Rrogozhinë për të blerë misra, tani ndalon Egnatia në Shkodër dhe na qeras me 4..misra!”
Nexho i famshëm i humorit shkodran, kishte qënë për “ngushëllim” tek Vllaznia në dy ndeshjet e fundit, në atë me Tiranën, ku ekipi shkodran ishte gjysmë i vdekur dhe tek kjo me Egnatian, që ishte dy herë e vdekur. “ Hallall Vllaznisë, me t’u duk Egantia e veshur me të bardha si Reali i Madridit”.
Sikur ta dinë në Shkodër që Egnatia që harboi me ta, nuk ka as shtëpi, ia kanë dënuar stadiumin, nuk ka as familjarë, pasi i kanë dënuar edhe tifozët…
Sfidanti.al