Kanelo Alvarez ka një varësi nga … golfi!

Është një nga boksierët më të mirë të brezit të sotëm, dhe njëri nga më të mirët në mënyrë absolute. Saul Kanelo Alvarez është një meksikan që ka arritur shumë fitore, ndërsa rrugës ka gjetur kundërshtarë të fortë si Flojd Mejuedhër dhe Genadi Golovkin. Tashmë, në moshën 32-vjeçare, Alvarezi ka zbuluar se ka një fiksim që quhet golf. “Ende e dashuroj boksin, – thotë Kanelo, – por golfi është dalldia ime”. Me gjasë, boksieri i peshave të mesme kërkon që të ketë një karrierë të dytë sportive, ndonëse nuk dihet nëse do të mund ta ketë aq të mirë sa të parën.

Sfidanti.al