Ironia e Murinjos: Jemi ekip shumë mbrojtës, kemi goditur 27 herë shtyllat!

Roma ka detyrë jo plotësisht të lehtë ndaj Fejënordit, pasi duhet të përmbysë humbjen 0-1 pësuar në Holandë. Sidoqoftë, duket se italianët do të kenë të gatshëm Abrahamin e Dibalën. Kryeqytetasit kanë goditur 27 herë shtyllat këtë sezon, pra duket se kanë një mungesë fati? Murinjo u përgjigj me ironi ndaj kritikëve.

“Së pari jemi një skuadër mbrojtëse, dhe meqë jemi e tillë kemi 27 shtylla të goditura, – thotë ai, – Është pak kontradiktore. Nuk dua të them se jemi pa fat, por duhet të jemi më të saktë, na duhen gola, jo shtylla, portierët kundërshtarë kanë bërë pritje të mëdha. Por, krijojmë shumë dhe kjo është e rëndësishme”.

Sfidanti.al