Ten Hag: Këtë herë do të shikoni një tjetër Mançester Junajtid!

Mançester Junajtidi do të ketë një detyrë tepër të vështirë, pasi shkon në fushën e Seviljes vetëm me barazimin 2-2 arritur në “Old Traford”. Nuk dihet nëse anglezët do të cilësohen favoritë ndaj ekipit me më shumë përvojë në këtë kompeticion. “Është e qartë që është më e vështirë. Gjithsesi, është një sfidë me dy ndeshje. Ne luajtëm shumë mirë për 60 minuta në ndeshjen e parë, por në 30 minutat e fundit e ulëm vëmendjen dhe ritmin. Kjo nuk është e pranueshme. Kemi folur për këtë dhe mendoj se e kemi mësuar leksionin dhe ju do të shikoni një Mançester Junajtid të ndryshëm”.

Sfidanti.al