Bajrami merr notën 6 për paraqitjen ndaj Juventusit!

Nuk ishte i jashtëzakonshëm, por nuk do të thotë se nuk pati rëndësi. Edhe vetë fakti që Nedim Bajrami po luan për Sasuolon më shumë sesa bënte kohët e fundit për Empolin, është pozitiv, ndërsa kontributi i tij në fitoren ndaj Juventusit ishte i prekshëm. Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte aktiv gjatë gjithë kohës prej 78 minutash që ishte në terren, duke luajtur si titullar. Nga këmbët e tij u nis një pjesë e madhe e pasimeve dhe krosimeve drejt 30 portës juventine, ndonëse jo gjithmonë pati saktësinë e duhur. Në pjesën e dytë, protagonizmi i Bajramit u rrit dhe pari krijoi rreziqe, ekzekutoi saktë goditjen nga këndi që solli golin e fitores.

Mediat italiane nuk fluturuan nga qejfi, por e vlerësuan 22-vjeçarin. “Eurosporti” i dha notën 6, duke theksuar se shqiptari u përpoq të krijonte epërsi numerike, por jo gjithmonë ia doli mbanë. E njëjta notë edhe për “Skaj Sportin”, që vlerëson se Bajrami u përpoq në një paraqitje të mirë, që ndihmoi ekipin për fitoren. “Kalçomerkato.com” nuk ndryshon nga mediat e tjera, pra mesfushori merr notën 6, i kritikuar për pjesën e parë, por i lavdëruar pas pushimit. Sasuolo është ngjitur në mesin e tabelës me 40 pikë, duke siguruar një fund sezoni të qetë, ndonëse nuk mund të pretendojë për të shkuar në Europë.

Sfidanti.al