Liverpuli shkatërron Lidsin, por kjo nuk do t’i vlejë për Championsin

Ishte një shpërthim “bërthamor”, por tepër i vonuar. Suksesi 6-1 i Liverpulit në fushën e Lidsit tregoi më shumë sesa e dobët është sot skuadra e “Eland Roudit”, por edhe se çfarë mund të bëjnë të kuqtë nëse janë në formë. Kodi Gakpo, Mohamed Salah, Diogo Zhota, Mohamed Salah, Diogo Zhota dhe Daruin Nunjez ishin autorët e golave. Miqtë patën epërsi të plotë në zotërim topi (75 për qind), por jo edhe aq në gjuajtje, veçse patën saktësi. Liverpuli ka 47 pikë në 30 ndeshje, që do të thotë 9 pikë prapa Njukasëllit të vendit të katërt, dhe duket tepër e vështirë që të afrohet në zonën Champions. Me realiste do të ishte të mendohej që skuadra e Jurgen Klopit të kualifikohej për në Ligën e Europës, ndonëse kjo duket shumë pak për nënkampionët e kontinentit në fuqi.

Sfidanti.al