Golden Stejt dorëzohet ndaj Sakramentos

Golden Steit bëhet gati të zbresë nga froni i NBA. Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan dështuan edhe në ndeshjen e dytë të play-off, duke i lejuar Sakramentos të thellojë në 2-0 rezultatin e përgjithshëm. Kings dominuan në shtëpinë e tyre, duke imponuar shifrat 114-106.  Njeriu i triumfit për vendasit ishte De Andre Foks, që shënoi 24 pikë, ndërsa kapi 9 topa në tabelë dhe dha 4 asist për shokët e skuadrës. Në një mbrëmje të mirë edhe Sabonis, që gjithashtu i dha një dorë të mirë suksesit të Sakramentos që hedhin një hap të rëndësishëm drejt raundit tjetër në këtë post-sezon të NBA. Nga ana tjetër, për Golden Steit nuk mjaftoi Stefën Kerri në rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes me 28 pikë. Po ashtu, në mbrëmjen për t’u harruar për Uorriors peshon edhe përjashtimi i Dejmon Grin me teknikë për sjellje anti-sportive.

Sfidanti.al