Dortmundi do të fitojë para nga Belinghami, pavarësisht tërheqjes së Liverpulit!

Çmimi do të jetë tepër i lartë, ndoshta deri në 150 milionë euro. Xhud Belingham po bëhet gjithnjë e më i kërkuar dhe Borusia e Dortmundit do të realizojë biznesin e radhës pas disa transferimeve si Usman Dembele apo Erling Haland. Nga gara për talentin e ri anglez është tërhequr Liverpuli pasi trajneri Jurgen Klop tha se çmimi është tepër i lartë dhe se kjo është njësoj sikur një 5-vjeçar të kërkojë një Ferrari për ditëlindje. Në konkurrim mbeten Reali i Madridit dhe Mançester Siti.

Sfidanti.al