Është e kotë të thuhet sesa i rëndësishëm është për ne. Ardian Ismajli, ashtu si Berat Gjimshiti, janë dy mbrojtësit më të mirë të kombëtares, dhe mungesa e tyre u ndje në disfatën minimale të pësuar në Varshavë ndaj Polonisë në nisjen e eliminatoreve të Kampionatit Europian. Për fat të keq, Ismajli ka pësuar një tjetër dëmtim vetëm 7 ndeshje pasi u kthye në fushë për Empolin. Futbollisti 26-vjeçar nuk pritet të mungojë gjatë, vetëm një javë dhe normalisht vetëm në sfidën e sotme në Serinë A në fushën e Kremonezes, por sidoqoftë historia e lëndimeve këtë edicion është shqetësuese.
Ky është ndalimi i tretë për Ismajlin, pasi atij që i ndodhi në tetor të vitit të kaluar, prej të cilit humbi katër përballje në kampionatin italian, dhe pas atij të fundit në fund të marsit e fillim të prillit. Ekziston dyshimi nëse shqiptari i Kosovës do të arrijë të ketë këtë vit një gjendje të shëndetshme financiare, apo këto probleme mund t’i kthehen përsëri. E qartë, që fizikisht Ismajli nuk ka qenë në kushtet më të mira në sezonin 2022-2023, dhe nuk dihet nëse ai nuk do të pësojë ndonjë bllokim tjetër përpara ndeshjeve të qershorit të kombëtares shqiptare në Euro 2024.
Sfidanti.al