Liga e Europës nuk është Premier Liga, megjithëse kjo e fundit është kampionati më i fortë në botë. Mançester Junajtidi ndoshta ka ende shumë rrugë për të bërë që të krijojë një skuadër siç e kishte në epokën e Sër Aleks Fergusonit, pra që të dominojë në Angli dhe të jetë i madh në Europë. Në përballjen me një skuadër me shumë përvojë si Sevilja, “djajtë e kuq” ishin në epërsi të plotë, por pastaj e dorëzuan vetë fitoren. Marcel Zabicer shënoi dy herë në 14’ e 21’, për avantazhin 2-0, por minutat 84 dhe 92’ ishin fatale, me dy autogola nga Malasia dhe Megajer. Nuk dihet nëse Junajtidi i trajnerit Ten Hag do të arrijë të reagojë në Spanjë, apo Sevilja do të shfrytëzojë përvojën e madhe për t’u kualifikuar.
Sfidanti.al