Ju kujtohet ajo përralla me mbretin dhe djalin e tij që nuk ia kishte haberin nga mësimet ! Sa herë që përgjigjej gabim tek mësuesi privat, shuplakën e hante një tjetër, djali i një fshatari të varfër, ngaqë nuk e godisnin dot djalin e mbretit. Edhe në përrallën me mbret të Superligës, nuk godasin dot Kastriotin , për të cilin çfarë nuk thanë një javë më parë, por bam e bam i bam i bien Egnatias. E kishte një dënim, që të luante pa tifozë, erdhi dënimi i dytë, të marrë plaçkat dhe të largohet nga stadiumi i vet!
Ç’paska ndodhur në prapaskenë që Komisioni i Disiplinës, vendosi një rekord të zi …shkoi nga dënimi.. në dënim”? Mund te quhet: dënime me shtesë kati! Sigurisht që nuk është punë dhune kjo që ndodh me Egnatian, sepse dhuna e vërtetë mbrohet , siç ndodhi në Derbi, por në gjuetinë tonë të dhunës vriten..lepurushët dhe jo “luanët”.
Thonë se “zotat e topit” i kanë dhënë shpresë Egnatias se do të ketë edhe një dënim të tretë, deri në fund të kampionatit! Si mund të jetë? Në fillim hoqën tifozët, pastaj ia “zhdukën”” stadiumin, (pasi e përdorën dhe keqpërdorën atë) , do zoti nuk i turrin edhe arbitrat nga pas, për t’a zbritur në katin përdhes të klasifikimit..
Sfidanti.al