Paulo Dibala dhe Tami Abraham, dy nga yjet kryesorë të skuadrës, janë “nokaut” dhe nuk dihet sesa do të mungojnë. Ibanjez goditi traversën, ndërsa Pelegrini ekzekutoi penalltinë duke e dërguar në shtyllë. Në fund, Roma e humbi ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës në fushën e Fejënordit në Holandë, pasi në stadiumin e Roterdamit shënoi Vifer. A do t’ia dalin italianët të përmbysin disfatën minimale pas një jave në stadiumin “Olimpiko”? Mediat thonë se humbja nuk ishte e merituar, ndërsa kjo sfidë është përsëritje e finales së vjetshme të Ligës së Konferencës fituar 1-0 nga Roma në “Arenën Air Albania” në Tiranë.
Sfidanti.al