Pogba e Kieza përmirësohen, por Juvja ka Vlahoviçin në rrezik për Europën!

Trajneri Maks Alegri mbajti stërvitje të hapur për kënaqësinë e tifozëve, ndërsa është lënë pas humbja me Lacion në Serinë A. Juventusi nuk është paraqitur aspak keq këtë kampionat dhe pa dënimin me -15 pikë do të ishte në vend të dytë, ndërsa tashmë vëmendja është përqëndruar tek Liga e Europës. Mediat shkruajnë se Pol Pogba është përmirësuar dhe stërvitet me skuadrën, po ashtu Bonuçi dhe Kieza. Mungon Vlahoviç (në palestër) ashtu si De Shilio dhe janë në dyshim për Sportingun e Lisbonës.

Sfidanti.al