Barcelona nuk “e vret” Ligën, por shton me një pikë epërsinë me Realin!

Ishte një ndeshje “nga ato”. Është e qartë se bëhet e vështirë të japësh maksimumin apo të zhvillosh lojën siç duhet kur rivali yt kryesor ka humbur, dhe kështu i ndodhi Barcelonës. Barazim 0-0 në “Kamp Nou” me Gironën modeste, në një sfidë ku epërsia ishte e madhe, por jo mbytëse dhe vendimtare. Katalanasit mbajtën 58 për qind topin, gjuajtën 14 herë drejt portës ndaj 6 të Gironës, kornet bëjnë 12-2, ndërsa goditet në kuadrat ishin 2-2. Trajneri Ksavi luajti me një formacion të fortë, por sërish nuk u arrit fitorja. Tashmë, Barcelona ka 72 pikë ndaj 59 të Realit, kur ka edhe 10 ndeshje, pra edhe 30 pikë në lojë.

Sfidanti.al