Vlahoviçi, “dopio gjashta” që i ka mbetur në dorë Juventusit

Sulmuesi serb u mor për 80 milionë euro nga Fiorentina dhe në atë kohë ishte një yll i madh. Dushan Vlahoviç barazoi në Firence rekordin e golave në një vit të Kristiano Ronaldos në Serinë A, por në Torino nuk po e ka të lehtë. Edhe pse “transfermarkti” thotë se vlera e kartonit mbetet 75 milionë euro, “La Gazeta delo Sport” shkruan se kjo vlerë është duke rënë, ndoshta tek 50 milionë, sepse Vlahoviçi nuk po shënon. Ai ka 8 gola dhe 2 asiste në 20 ndeshje në kampionat, ndërsa Juventusi po pyet veten nëse ia vlen ta mbajë apo ta transferojë.

Sfidanti.al