Kristiano Ronaldo, 197 ndeshje e 120 gola për Portugalinë, dy rekorde!

Superylli luzitan e ka lënë pas krahëve zhgënjimin e Botërorit, ndonëse nuk mundet që ta harrojë aq lehtë. Sidoqoftë, për momentin ai është kthyer duke bërë atë që pëlqen më shumë dhe bën më mirë, shënimin e golave. Kristiano Ronaldo arriti në 120 gola për kombëtaren e Portugalisë, pasi shënoi 2 herë në portën e modestëve të Lihtenshtajnit. Rekordin botëror të golave me përfaqësueset e kishte vetë dhe e thelloi, ndërsa vendosi një rekord tjetër. CR7 u bë lojtari me më shumë ndeshje me kombëtaret, duke pasur 197 të tilla.

Sfidanti.al