Zhoel Embijd shkon drejt çmimit të Lojtarit të Vitit në NBA

Ylli i Filadelfias ka shpërthyer pikërisht në “metrat e fundit”. Duke qenë shënuesi më i mirë i NBA-së me 33.2 pikë për ndeshje (32.9 pikë për ndeshje ka Luka Donçiç), Zhoel Embijd jepet diçka më përpara Nikola Jokiçit, yllit serb që ka fituar çmimin e Lojtarit më të Mirë të Sezonit në dy vitet e shkuara. Gara pritet e fortë deri në fund, ndërsa mbeten edhe 10 ndeshje nga edicioni i rregullt. Embijd ka të paktën 31 pikë në 10 nga 11 ndeshjet e fundit, me 9 fitore. Edhe kur luajti vetëm 16 minuta ndaj Çikagos, Embijd pati 12 pikë, 7 topa në tabela, 7 asistë, 1 bllok dhe një vjedhje topi! Jokiç do të ketë dy përballje radhazi me gjigandët e NBA-së, Adetokumbo dhe Embijd. Të shohim sesi do të përfundojë.

Sfidanti.al