Harri Kejn: Kjo do të thotë gjithçka për mua!

Kapiteni e la shenjën e tij, duke zbuar makthet e penalltisë së humbur në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës. Jo vetëm që Harri Kejni ndihmoi Anglinë të fitonte pas 62 vitesh në fushën e Italisë, dhe të niste mbarë eliminatoret e Europianit. Jo, kjo ishte vetëm një fitore. Nga ndeshja në “Maradona” të Napolit mbeti edhe diçka tjetër që hyri në histori, rekordi i golave për kombëtaren e Anglisë. Kejn ka tani 54 të tillë ndaj 53 që ishte rekordi i Uejn Runit dhe që ylli i Totenhemit e kishte barazuar. “Kjo do të thotë gjithçka për mua, – tha ai pas ndeshjes, – pak rëndësi ka që ishte një penallti.Kështu qëlloi që të ishte. Emocione të mëdha, një moment magjik”.

Sfidanti.al