Sulmuesi i natyralizuar nga Argjentina nuk vonoi të tregonte veten. Mateo Retegi e realizoi golin e parë për kombëtaren e Italisë që në ndeshjen e parë, pavarësisht humbjes me Anglinë. Gjithsesi, trajneri Roberto Mançini, që e krahasoi me Batistutën, dëshiron t’i japë kohë që të integrohet me Të Kaltrit: “Mendoj se ai nuk do ta ketë të lehtë të vijë nga Argjentina dhe të luajë në kombëtaren tonë. i duhet kohë që të njohë shokët, mënyrën e lojës. Gjithsesi, është një djalë për së mbari, një sulmues shumë i mirë, i ri dhe i talentuar”.
Sfidanti.al