Mërgim Berisha merr numrin e Tomas Mylerit tek Gjermania!

Trajneri Hansi Flik ia dha një dorë dhe në ekip do të ketë disa lojtarë të rinj. Njëri prej tyre edhe Mërgim Berisha, sulmuesi i Augsburgut që ka shënuar 8 gola e ka shërbyer 4 asistë në 17 ndeshje këtë sezon të Bundesligës. Fliku vendosi të bënte disa prova dhe la në shtëpi legjendën e Bajernit, Tomas Myler, madje numrin e “fshatarit bavarez” e mori pikërisht Berisha. Të shohim nëse do të debutojë për Gjermaninë lojtari me origjinë shqiptare nga Kosova dhe sesa sukses do të ketë.

Sfidanti.al