Drejtuesit e Interit i thonë Inzagit: Aktivizo më shumë Asllanin!

Bepe Marota dhe Auzilio bënë punën kryesore për ta sjellë nga Empoli në “San Siro”, duke mposhtur konkurrencën e Milanit apo ndonjë tjetër. Kristjan Asllani cilësohet futbollist me potencial të madh, dhe me të ardhme tek Interi, ndaj edhe drejtuesit zikaltër nuk duan që ta shohin vetëm në stol. Pasi luajti me “pikatore” në 2022, mesfushori kuqezi është duke “ngrohur” stolin gjatë 2023-it dhe Inzagi nuk e ka aktivizuar thuajse aspak. Drejtuesit thuhet se i kanë kërkuar të ndryshojë kurs sepse Asllani duhet të fitohet.

Sfidanti.al