Sheikët e Katarit nuk e paskan bërë ende ofertën për Man. Junajtidin!

Deri tani vetëm Sër Xhim Ratklifi ka dalë në “mejdan” dhe ka respektuar ata që cilësohesin si afate. Flasim për ofertat për blerjen e aksioneve të Mançester Junajtidit, ndërsa pritet të vijë edhe ajo e Sheikut Jasim bin Hamad Al-Tani. Sheiku i Katarit besohet se po i jep dorën e fundit asaj që do t’u dorëzojë pronarëve të tanishëm të “djajve të kuq”, miliarderëve amerikane të familjes Glejzër. Gjithsesi, ekziston mendimi në Angli se Glejzërsat do të kërkojnë patjetër 6 miliardë paundë stërlina, shifër që nuk besohet se do të ofrohet.

Sfidanti.al