Ishte hera e parë me shiritin në krah, ndërsa Hugo Joris është larguar tashmë nga kombëtarja. Kilian Mbape e festoi siç duhet një mbrëmje të tillë duke shënuar dy gola, ndërsa shërbeu edhe një asist për Antuan Grizmanin në ndeshjen eliminatore të Europianit ndaj Holandës. U fol shumë se Grizman u zemërua që nuk iu dha shiriti, por fusha e lojës tregoi se dy sulmuesit shkuan mirë me njëri-tjetrin. Grizman shërbeu edhe ai asistin për golin e mbrojtësit Upamekano. Përpara ndeshjes, Mbape e kishte lavdëruar yllin e Atletikos, duke e cilësuar me më shumë përvojë sesa ai vetë.
Sfidanti.al