Lebron Xhejmsi mund të kthehet në fund të sezonit të rregullt!

Lejkërsat shpresojnë të jenë në plej of dhe superylli beson se do t’i ndihmojë edhe ai. Lebron Xhejmsi nuk del në parketet e NBA-së që nga 26 shkurti, por besohet se mund të luajë ndonjë nga 10 ndeshgjet e mbetura nga sezoni i rregullt. Vetë Lebroni deklaron se nuk ka ende datë për kthimin, dhe se ai po punon për të qenë në fushë sa më shpejt. Për momentin, Lejkërsat janë në vend të 10-të, në zonën plej in, por fare pranë plej ofit.

Sfidanti.al