Polonia, pas grumbullimit në Varashavë, 4 lojtarë largohen nga stërvitja

Përgatitjet e Polonisë për ndeshjet e para në eliminatoret e Grupit E për Euro 2024 kundër Çekisë dhe Shqipërisë nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme. Aventura e Fernando Santos në pankinën polake ka nisur me vështirësi, në fillim për mungesat e ditura dhe tashmë për dëmtimet e disa prej lojtarëve të grumbulluar prej tij. Kështu, mbrojtësi i Napolit, Berezhinski dhe mesfushori i Gent, Piatkovski ishin të parët që “bojkotuan” menjëherë pas publikimit të listës.

Më pas, ishte mesfushori i Vitese, Kozlovski që pësoi një dëmtim në seancën e parë stërvitore edhe është larguar nga grumbullimi. Por lista e dëmtimeve është zgjeruar me lojtarin tjetër të mesfushës, Sebastian Zhimanski. Futbollisti që luan me Fejnordin është një nga më të vlerësuarit e Santos, por ai ka pësuar një lëndim muskulor dhe me shumë mundësio, nuk do të luajë në dy ndeshjet e para eliminatore.  Më parë, nuk ishin të gatshëm për shkak të dëmtimeve edhe të tjerë futbollistë të rëndësishëm të kombëtares së Polonisë si Glik, Kriçoviak apo sulmuesi i Juventusit, Milik. Polonia do të luajë ndeshjen e parë të premten në transfertën kundër Çekisë, ndërsa më 27 mars pret në Varshavë, Shqipërinë.

Sfidanti.al