Tek Interi mendojnë se Inzagi është dorëzuar, gati kthimi i Kontes!

Vjen një moment që “kupa mbushet”, siç thotë populli. Në klubin zikaltër po mendojnë se nuk mund të vazhdohet më tej me trajnerin Simone Inzagi i cili duket se është dorëzuar. Komentet në media janë që nuk po jepet reagimi i duhur dhe se loja e ekipit është e lexueshme. Flitet se drejtuesit interistë po mendojnë për të kthyer në drejtim të skuadrës ish-trajnerin Antonio Konte, me të cilin fituan titullin në 2021. Konte pritet të largohet nga Totenhemi në fund të sezonit.

Sfidanti.al