Arsenali përballon presionin e Sitit, titulli duket më afër

Tani ka 66 pikë ndaj 61 të kampionëve dhe çdo fitore më shumë që arrin, e afron edhe më tepër me objektivin. Arsenali duket skuadra për t’u mundur këtë sezon dhe suksesi 3-0 në fushën e Fulhamit ishte konfirmimi i radhës. Në një shfaqje me dominim absolut, “topçinjtë” ia dolën me golat e shënuar nga Odegard, Martineli dhe Gabriel Magaljaesh. Jo vetëm kaq, por që të tre golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa shqiptari i Kosovës, Granit Xhaka, ishte në fushë gjatë gjithë kohës. Londinezët patën epërsi dhe e merituan. Arsenali po i afrohet edhe golaverazhit të Sitit, duke e pasur 62-25 ndaj 67-25, pra duke qenë vetëm 5 gola prapa.

Sfidanti.al