Taulant Seferi vazhdon shkëlqimin në Ukrainë, 8 gola në sezon deri tani!

Sulmuesi i kombëtares do të rikthehet me fanelën kuqezi, të paktën duke qenë në grumbullim. Kjo është e qartë, ndërsa forma që Taulant Seferi po kalon në Ukrainë është shumë e mirë. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut realizoi edhe dy herë të tjera për Vorsklën e Poltavës në fitoren në Premier Ligë kundër Veres të Rivnes. Dy gola ai i kishte shënuar edhe në humbjen e ndeshjes së kaluar. Deri tani, ish-ylli i Tiranës ka 8 gola në kampionat duke qenë në formë shumë të mirë.

Sfidanti.al