Nuk është se e mendonte titullin këtë sezon, por gjithsesi dëshironte sa më shumë nga skuadra. Trajneri Erik Ten Hag ka ndryshuar shumë gjëra tek Mançester Junajtidi, duke e bërë ekip për 3 vendet e para të Premier Ligës dhe kandidat për titull në Europë, por dy ndeshjet e fundit në kampionat nuk kanë qenë aspak pozitive. Pas katastrofës 0-7 në fushën e Liverpulit, erdhi barazimi zhgënjyes 0-0 në “Old Traford” ndaj Sauthemptonit të vendit të fundit. Natyrisht, prishi punë kartoni i kuq i Kasemiros që në minutën 30-të, dhe madje media angleze shkruajtën që Ten Hagu duhet të ketë mbetur i kënaqur me karakterin e ekipit të tij. Junajtidi ka 50 pikë në 26 ndeshje, duke mbetur shumë prapa Arsenalit e Man. Sitit, por ka një diferencë të mirë me ndjekësit.
Sfidanti.al