Reali i Madridit, indiferent pas 6 vitesh në ndjekje të Kilian Mbapesë

Nuk bëhet fjalë që të nxitohen dhe të hidhen në sulm, apo që të deklaronte me zhurmë se do të shpenzojnë 200 milionë euro për kartonin e tij. Kilian Mbape ka qenë ëndërr e Realit të Madridit për 6 vjet me radhë, që kur në 2017 kaloi nga Monako tek Paris SG. Verën e kaluar erdhi zhgënjimi i madh kur gjithçka pritej e përfunduar për të udhëtuar drejt “Bernabeut”, por ndodhi që Mbape rinovoi në Francë. Tashmë, mediat spanjolle shkruajnë se Madridi nuk ka ndërmend të nxitohet, nuk ka ndërmend të bëjë plane dhe deklarata publike, por t’i lerë gjërat të rrjedhin për të parë sesi do të shkojnë.

Sfidanti.al