Kur në minutën e 57-të, Bornmuthi shënoi golin e dytë, vetëm pak orë pasi Mançester Siti mundi Njukasëllin, u mendua se londinezët e trajnerit Mikel Arteta ishin vërtetë në pozita tepër të vështira. Diferenca virtuale në krye të Premier Ligës kishte zbritur në vetëm 2 pikë, por gjithsesi Arsenali nuk e kishte thënë ende fjalën e tij të fundit. Përmbysja u realizua dhe ishte e jashtëzakonshme, pasi nisi që nga minuta e 62-të. Tomas Partej, Ben Uajt dhe Reis Nelson ishin autorët e golave, ky i fundit në minutën e 97-të, pra pas 7 minutash shtesë. Kur duhen edhe 12 javë kampionat, Arsenali ka 63 pikë ndaj 58 të Sitit.
Sfidanti.al